Për 24 orë 30 aksidente e mbi 1400 gjoba për kundërvajtje në trafik

  • 05.04.2019, 18:03

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 30 aksidente komunikacioni, 10 aksidente ishin me të lënduar dhe 20 të tjera ishin me dëme materiale.

Sipas Raportit të Policisë së Kosovës, për 24 orë kanë ndodhur 30 aksidente, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 10 aksidente ishin me të lënduar dhe 20 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë 24 orëshin e fundit, Policia kishte shqiptuar 1478 tiketa trafiku por, pati edhe arrestime ku ndodhën 9 arrestime.

Policia e Kosovës, 6 persona i dërgoi në mbajtje dhe 2 persona janë në vuajtje të dënimit./suharekaonline/

Të tjera