Për 24 orë 3 raste të dhunës në familje, një në Suharekë

Për 24 orë 3 raste të dhunës në familje, një në Suharekë
Çlirim Gashi

22.03.2021 / Kronika

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë raportuar tri raste të dhunës brenda familjes nëpër komuna të ndryshme.

Në Suharekë, burri sulmoi bashkëshorten, duke i shkaktuar lëndime trupe, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, sipas Policisë.

Tutje, në Prizren, burri ushtroi dhunë fizike ndaj gruas së tij. Ky rast vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Kurse në Leposaviq, bashkëshorti në gjendje të dehur rrahu bashkëshorten, duke i shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

RAPORTO