Për 24 orë, 25 aksidente, 10 të arrestuar

  • 08.04.2019, 8:41

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur gjithsejtë 25 aksidente, prej tyre 12 me të lënduar dhe 13 me dëme materiale.

Përgjatë këtyre orëve, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 52 tiketa trafiku dhe dhjetë persona janë arrestuar në 24 orëshin e fundit në vend.

Nëntë nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje e asnjë prej tyre në vuajtje të dënimit.

Arrestimi i personave në fjalë ka të bëjë me vepra të ndryshme të identifikuara nga Policia e Kosovës.

Të tjera