Për 24 orë, 22 arrestime nga Policia e Kosovës

  • 06.04.2019, 10:19

Policia e Kosovës ka bërë gjithsej 22 arrestime përgjatë 24 orëve të fundit.

Përmes një raporti për media Policia e Kosovë, ka njoftuar se brenda 24 orëve, në Kosovë, kanë qenë gjithsej 22 arrestime e 26 aksidente.

Policia e Kosovës njoftoi se 19 persona të arrestuar janë dërguar në mbajtje, kurse 1 person është në vuajtje të dënimit.

Krahas kësaj bazuar në raportin e policisë, numër i madh ka qenë edhe shqiptimi i gjobave si dhe numri i aksidenteve.

Sipas Raportit të Policisë së Kosovës, për 24 orë kanë ndodhur 30 aksidente, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 8 aksidente ishin me të lënduar dhe 18 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 1191 gjoba trafiku.

Të tjera