Për 24 orë, 18 aksidente dhe 1305 tiketa trafiku

28.02.2019

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 18 aksidente në trafik, po ashtu ndodhën 18 arrestime, dhe u shqiptuan 1305 tiketa trafiku. Policia e Kosovës, raportoi se për 24 orë kanë ndodhur 18 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 6 aksidente ishin […]

Për 24 orë, 18 aksidente dhe 1305 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 18 aksidente në trafik, po ashtu ndodhën 18 arrestime, dhe u shqiptuan 1305 tiketa trafiku.

Policia e Kosovës, raportoi se për 24 orë kanë ndodhur 18 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 6 aksidente ishin me të lënduar dhe 12 aksidente ishin me dëme materiale.

Ndërsa, gjatë 24 orëshin e fundit, Policia kishte shqiptuar 1305 tiketa trafiku por, pati edhe arrestime ku ndodhën 18 arrestime.

Policia e Kosovës, 12 persona i dërgoi në mbajtje dhe 2 persona janë në vuajtje të dënimit.