Për 24 orë 13 persona të ndaluar dhe 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 2 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ndaluar tre (3) persona për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

ProkuroritëProkuroria SpecialePrishtinë Prizren  PejëGjilanGjakovëMitrovicëFerizaj       Total:
Aktakuzatpersonat/////////
Ndalimet/315/13/13
Paraburgimet: kërkesat – personat/1 – 11 – 1/////2 – 2
Bastisjet/////////
Sekuestrimet/////////

1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
/////////

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

3. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosje” dhe “Sulm” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

4. Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Në Departamentin e Përgjithshëm janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar për vepër penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, një (1) persona tjetër është ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje”. Po ashtu, në këtë departament janë ndaluar edhe dy (2) persona, një (1) për veprën penale ”Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe një (1) për vepër penale “Vjedhje”. Ndërkaq, në Departamentin e Krimeve të Rënda është ndaluar një (1) person për vepër penale “Dhënia e ryshfetit”.

5. Prokuroria Themelore Gjilan:
////////

6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”.

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar tre (3) persona për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“.

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:
///////////