Për 24 orë 116 aktakuza kundër 129 personave për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur njëqind e gjashtëmbëdhjetë (116) aktakuza kundër njëqind e njëzet e nëntë (129) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar, si dhe pranë Gjykatave kompetente janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe arrestit shtëpiak për shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur dyzet e tre (43) aktakuza kundër dyzet e gjashtë (46) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, është gjetur një trup i pajetë në Prishtinë. Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, të kësaj prokurorie, e ka cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”. Trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda  ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëzet e tetë (28) aktakuza kundër tridhjet e dy (32) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave si dhe ka ngritur (7) aktakuza kundëër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.