Për 24 orë 106 aksidente, mbi 1700 tiketa trafiku e 20 të arrestuar

11.08.2021

Policia e Kosovës vazhdon me apelet për qytetarët për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave në komunikacion. Tashmë ndodhemi në stinën e verës, ku trafiku është më i dendur dhe se mundësitë janë më të mëdha për tu shkaktuar një aksident. Përkundër faktit se Policia muajt e fundit ka shtrënguar masat më shumë, duke […]

Për 24 orë 106 aksidente, mbi 1700 tiketa trafiku e 20 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdon me apelet për qytetarët për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave në komunikacion.

Tashmë ndodhemi në stinën e verës, ku trafiku është më i dendur dhe se mundësitë janë më të mëdha për tu shkaktuar një aksident.

Përkundër faktit se Policia muajt e fundit ka shtrënguar masat më shumë, duke shqiptuar gjoba edhe përmes videove dhe fotografive të dërguar nga qytetarët në adresë të Policisë, por numri i aksidenteve po vazhdon të ketë rritje të konsiderueshme.

Vetëm brenda 24 orëve në vendin tonë kanë ndodhur 106 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,764 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Gjithashtu, për 24 orë PK ka arrestuar 20 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 16 prej tyre janë dërguar në mbjajte dhe tre të tjerë janë në vuajtje të dënimit.