Për 18 muaj 39 persona u ekstraduan nga vendet tjera në Kosovë

23.07.2021

Nuk janë të rralla rastet kur persona të ndryshëm ekstradohen nga shtetet e tjera për në Kosovë. Ekstradime të tilla për në Kosovë ka pasur edhe muajt e fundit. Gjatë vitit 2020 e deri në muajin qershor 2021 janë ekstraduar 39 persona nga shtetet e huaja për në Republikën e Kosovës. Ekstradimi i tyre është […]

Për 18 muaj 39 persona u ekstraduan nga vendet tjera në Kosovë Foto: Ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur persona të ndryshëm ekstradohen nga shtetet e tjera për në Kosovë.

Ekstradime të tilla për në Kosovë ka pasur edhe muajt e fundit.

Gjatë vitit 2020 e deri në muajin qershor 2021 janë ekstraduar 39 persona nga shtetet e huaja për në Republikën e Kosovës.

Ekstradimi i tyre është bërë me qëllim të zhvillimit të procedurave penale, apo me qëlim që ndaj tyre të ekzekutohet dënimi i shqiptuar me aktgjykim të formës së prerë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Drejtësisë, e që këto të dhëna i ka siguruar “Betimi për Drejtësi” bëhet e ditur se gjatë vitit 2020 gjithsejtë për 41 persona është realizuar ekstradimi.

Prej 41 personave, 23 prej tyre janë ekstraduar nga shtetet e huaja për në Kosovës, ndërsa 18 të tjerë janë ekstraduar nga Kosova për në shtetet e huaja.

Ndërsa, në 6 mujorin e parë të vitit 2021 është realizuar ekstradimi i gjithsej 26  personave. Prej tyre, 16 persona janë ekstraduar nga vendet tjera për në Republikën e Kosovës me kërkesë te autoriteteve vendore, kurse 10 persona janë ekstraduar nga Republika e Kosovës për në shtetet kërkuese.