Municion Peqan: Në një çantë gjenden fishekë dhe granatë

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në fshatin Peqan të Komunës së Suharekës një banor ra raportuar se ka hasur në një çantë me mjete të dyshuara shpërthyese.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në pronën e tij ka hasur në një çantë ku dyshohet të ketë mjete të dyshuara shpërthyese” thuhet në raport.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr çantën dhe ka konstatuar se në të ishin një granatë dore M-79, 169 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 37 fishekë të kalibrit 7.9 mm.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.