Pas një mosmarrëveshje rrah gruan, arrestohet burri nga Suhareka

13.09.2020

Rastet e dhunës në familje kohëve të fundit kanë shënuar një rritje shqetësuese në mbarë vendin tonë. Një rast i tillë është shënuar të shtunën rreth orës 15:15 edhe në qytetin e Suharekës, ku sipas raportit të Policisë së Kosovës është raportuar për dhunë në familje. Sipas raportit të siguruar nga SuharekaOnline të shtunën është […]

Pas një mosmarrëveshje rrah gruan, arrestohet burri nga Suhareka Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje kohëve të fundit kanë shënuar një rritje shqetësuese në mbarë vendin tonë.

Një rast i tillë është shënuar të shtunën rreth orës 15:15 edhe në qytetin e Suharekës, ku sipas raportit të Policisë së Kosovës është raportuar për dhunë në familje.

Sipas raportit të siguruar nga SuharekaOnline të shtunën është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.