Paraqiten hajnat në Shirokë

30.12.2018

Kohëve të fundit në tërë vendin tonë janë shtuar rastet ku janë qytetarët, bizneset dhe bankat komerciale janë plaqkitur nga hajnat. Ditë më parë nga një rast i tillë mbeti i vdekur edhe një polic i Kosovës në ballafaqim me një hajn në një bank komerciale në Istog. Raste të plaqkitjeve pothuajse çdo ditë po […]

Paraqiten hajnat në Shirokë Foto: Ilustrim

Kohëve të fundit në tërë vendin tonë janë shtuar rastet ku janë qytetarët, bizneset dhe bankat komerciale janë plaqkitur nga hajnat. Ditë më parë nga një rast i tillë mbeti i vdekur edhe një polic i Kosovës në ballafaqim me një hajn në një bank komerciale në Istog.

Raste të plaqkitjeve pothuajse çdo ditë po paraqiten nga qytetarët. Rasti i fundit që është lajmëruar nga një qytetarë është në fshatin Shirokë të komunës sonë ku rreth orës 19:00 një qytetari (emër i njohur për redaksinë) i është thyer shtëpia ku të njëjtit i janë thyer xhamat, dyert dhe i janë vjedhur të holla dhe stoli ari.

Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të jenë më vigjilent dhe më të kujdesshëm në raste kur janë jashtë shtëpive të tyre dhe gjatë kohës që janë në shtëpi.