Paraburgim për tentim vrasje në fshatin Vraniq

06.02.2020

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale M.K. nga fshati Vraniq, Komuna e Suharekës. Masa është vendosur për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje […]

Paraburgim për tentim vrasje në fshatin Vraniq Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale M.K. nga fshati Vraniq, Komuna e Suharekës.

Masa është vendosur për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së), dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 03.02.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 03.03.2020.

Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1. dhe 1.2., pika 1.2.3, të KPPRK-së, sepse me datë 03.02.2020, rreth orës 16:50 minuta, në fshatin Vraniq – KK Suharekë, tenton ta privoj personin tjetër nga jeta në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake me të dëmtuarin me iniciale M.K. nga po i njëjti fshat, me automjetin “Golf 4” e përcjellin automjetin e llojit “Audi” pronë e të dëmtuarit me iniciale B.K. i cila ka qenë në shoqëri me të dëmtuarin me iniciale M.K. dhe në një moment pasi që automjeti i të dëmtuarve është ndalur dhe nga i njëjti kanë dalë i dëmtuari me iniciale B.K. në atë moment nga automjeti “Golf 4” ka dal edhe i pandehuri me iniciale M.K. me një armë në dorë dhe ka shtënë në drejtim të dëmtuarve me ç ‘rast me një fishekë e godet kulmin e automjetit të dëmtuarve dhe me të shpejt janë larguar nga vendi i ngjarjes.