23.08.2019, 13:38

Paraburgim për një tentimvrasje të vitit 2011 në Mushtisht të Suharekës

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale F.XH., nga fshati Mushtisht, Komuna e Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.

Në arsyetimin e rastit, thuhet se me datën 03.03.2011, rreth orës 16:00, në fshatin Mushtisht, Komuna e Suharekës, pikërisht përpara ndërtesës së shtëpisë së shëndetit të fshatit Mushtisht, si bashkëkryerës tentojnë  ta privojnë nga jeta të dëmtuarin me iniciale J.Z., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake lidhur me një çështje pronësie në mes të pandehurit me iniciale R.XH. dhe të dëmtuarit me iniciale  J.Z. , të pandehurit me iniciale  R.XH ; B.XH dhe F. XH. paraprakisht merren vesh për ta sulmuar jetën e të dëmtuarit me iniciale J.Z. i pandehuri me iniciale R.XH. pajiset me pistoletë, e të pandehurit me iniciale B.XH dhe F.XH. pajisen me nga një sopat, dhe me automjetin të cilin e voziste i pandehuri i parë nisen në drejtim të shtëpisë së shëndetit, ku punonte i dëmtuari.

“Në momentin kur e vërejnë të dëmtuarin se kishte dalur nga shtëpia e shëndetit, dalin nga automjeti të armatosur, i pandehuri me iniciale R.XH. nga pistoleta shkrep 4-5 herë në drejtim të dëmtuarit me iniciale J.Z. me ç’rast e godet me disa predha në gjokes dhe në këmbën e majtë, në momentin kur i dëmtuari bie për tokë, që të tre të pandehurit i afrohen, të pandehurit me iniciale B.XH dhe F.XH e godasin disa herë nëpër trup me sëpata, ndërsa i pandehuri me iniciale R.XH. e godet me kondakun e pistoletës dhe largohen nga vendi i ngjarjes, kështu të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime të shumëfishta të rënda trupore, të rrezikshme për jetë në momentin e shkaktueshmërisë në formë të plagëve prerëse në regjionin e tepit të kokës dhe dorës së majtë dhe plagë shpuese nga arma e zjarrit në regjionin e gjoksit dhe pjesëve të tjera të trupit.

LEXO EDHE:  Për 24 orë, 29 aksidente e mbi 15 arrestime

Në pamundësi të sigurimit të pandehurit  me iniciale F.XH. në procedurën hetimore. Prokuroria e shtetit për të pandehurin ka pezulluar hetimet dhe nga Gjykata është bërë kërkesë për lëshimin e flete rreshtimit ndërkombëtar, ku autoritete gjermane duke vepruar sipas fletë rreshtimit ndërkombëtarë, e kanë arrestuar të pandehurin, dhe me datë 06.gusht 2019 kanë aprovuar kërkesën për ekstradim nga Gjermania për në R. Kosovës, i cili edhe me datë 22.08.2019 rrethë orës 23.30 minuta është dorëzuar autoriteteve të Kosovës”, thuhet në kumtesë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.