Papaz, një femër shantazhon një mashkull i kërkoi para duke e kërcënuar se do t’i publikojë biseda e video

26.03.2021

Rastet e shantazhit de kërcënimeve përmes rrjeteve sociale kohëve të fundit janë mjaft të shpeshta, për të cilat raportohet në Policinë e Kosovës. Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin Papaz të Komunës së Suharekës, ku një mashkull ka raportuar në Policinë e Kosovës në Suharekë […]

Papaz, një femër shantazhon një mashkull i kërkoi para duke e kërcënuar se do t’i publikojë biseda e video Foto: Ilustrim

Rastet e shantazhit de kërcënimeve përmes rrjeteve sociale kohëve të fundit janë mjaft të shpeshta, për të cilat raportohet në Policinë e Kosovës.

Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin Papaz të Komunës së Suharekës, ku një mashkull ka raportuar në Policinë e Kosovës në Suharekë se është shantazhuar nga një femër.

Viktima ka bërë të ditur se dje rreth orës 10:00, një femër i ka kërkuar para, në të kundërtën e njejta ka thënë se do të publikoj bisedat dhe videot e të cilat janë shkëmbyer gjatë bisedave.

Rasti në Policinë e Kosovës në Suharekë është hapur si ”Shantazh”.