Pamje të reja nga thyerja e shkollës në Studençan

Në fshatin Studencan të Suharekës është dëmtuar shkolla e fshatit.

Policia njofton se persona të panjohur kanë thyer derën e hyrjes së shkollës dhe kanë hyrë brenda objektit.

Ata më pas kanë thyer edhe tri dyer të zyrave të shkollës.

Policia nuk njofton nëse janë identifikuar personat që kanë dëmtuar objektin shkollor.

Një person ka dërguar disa foto në redaksinë e SuharekaOnline ku shihet rrëmuja që kanë bërë personat e panjohur duke thyer dyer e duke i gjuajtur librat në tokë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.