Organizim i bixhozit, konfiskohen para dhe pajisje në Samadraxhë

18.10.2020

Edhe pse ka më shumë se një vit që Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar ligjin për lojërat e fatit, një organizim i tillë duket të jetë organizuar në Samadraxhë të Suharekës. Të shtunën rreth orës 15:55 Policia e Kosovës me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake , është bastisur lokali pronë e të dyshuarit mashkull […]

Organizim i bixhozit, konfiskohen para dhe pajisje në Samadraxhë Foto: Ilustrim

Edhe pse ka më shumë se një vit që Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar ligjin për lojërat e fatit, një organizim i tillë duket të jetë organizuar në Samadraxhë të Suharekës.

Të shtunën rreth orës 15:55 Policia e Kosovës me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake , është bastisur lokali pronë e të dyshuarit mashkull  kosovar në fshatin Samadraxhë.

Gjatë bastisjes janë gjetë dhe konfiskuar një llaptop, tre telefona dhe para të gatshme 185 euro, 10 Franga Zvicerane, 110 dinar Serb, 30 kuna Kroate,500 Forinta Hungareze,200 Lekë Shqiptare, 10 Lei Rumune,6 dolar Amerikan,110 denar Maqedonas, 5 funta Britanike dhe 5 Paund Egjiptase .

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.