Orari i lëvizjes: Dalin në gjysmë të natës, 2 persona të ndaluar në Reqan të Suharekës

Me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve, është parapa e domosdoshme që të ndërmerren masa të reja të cilat janë ndërmarrë me këshilla të ekspertëve.

Në pyetje janë masat e Qeverisë së Kosovës, të paralajmëruara të hënën mbrëma nga ministri në detyrë i Shëndetësisë.

Sipas raportit 24orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në fshatin Reqan të Suharekës të hënën në orët e hershme saktësisht 01:30. Janë shoqëruar në stacionin policore dy (2) meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Nga mëngjesi i 15 prillit, qytetarët në Kosovë mund të lëvizin jashtë shtëpive të tyre vetëm 90 minuta në ditë, sipas orarit të bazuar tek shifra e parafundit e numrit personal.

RAPORTO