Ofendoi lojtarët dhe referët, arrestohet një tifoz pas ndeshjës Ballkani-Prishtina

Të dielën në qytetin e Suharekës është arrestuar një person i dyshuar, pasi që i njëjti kishte ofenduar lojëtarët dhe referët.
Sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet e ditur se dje (e dielë) rreth orës 17:00, në Stadiumin e Qytetit të Suharekës është arrestuar një person i dyshuar, pasi që i njejti pas ndeshjës së futbollit kishte filluar që ti fyej referat dhe lojatrët.
Gjithashtu është bërë e ditur se pas reagimit të polisicë i dyshuari ka filluar që t’i sulmojë edhe zyrtarët policor.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Rikujtojmë se Prishtina e ka fituar derbin e kësaj fundjave duke mundur në udhëtim Ballkanin, me rezultat 0-1.