Nxënësit të shkollës “Skender Luarasi” në Suharekë, i sekuestrohen dy pistoleta!

26.02.2019

Policia e Kosovës, gjegjësisht hetuesit policorë të Stacionit Policor Suharekë, më 26 shkurt 2019, pas një aktiviteti hetimor, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje. Policia në Suharekë, të martën ka ndaluar një nxënës të shkollës teknike “ Skender Luarasi”, duke i sekuestruar atij dy pistoleta, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar […]

Nxënësit të shkollës “Skender Luarasi” në Suharekë, i sekuestrohen dy pistoleta! Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, gjegjësisht hetuesit policorë të Stacionit Policor Suharekë, më 26 shkurt 2019, pas një aktiviteti hetimor, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje.

Policia në Suharekë, të martën ka ndaluar një nxënës të shkollës teknike “ Skender Luarasi”, duke i sekuestruar atij dy pistoleta, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar edhe një i dyshuar , ku gjatë bastisjes së shtëpisë së tij janë sekuestruar armë të ndryshme dhe municion.

Gjatë ditës së sotme, hetues policorë në Suharekë, kanë ndaluar një të mitur me inicialet Sh. M. nga Vraniqi, nxënës i shkollës “ Skender Luarasi”, tek i cili janë gjetur dy pistoleta, ka njoftuar zyrtari për informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Vesel Gashi.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se, lidhur me këtë rast, është arrestuar edhe një i dyshuar me inicialet F.G për bashkëpunim me të miturin, tek i cili gjatë bastisjes së shtëpisë në fshatin Studençan, janë zbuluar dhe sekuestruar dy armë të llojit AK- 47-të, një pushkë, dy pistoleta dhe dhjetëra fishekë.

Të arrestuarit janë identifikuar për përfshirje në veprat penale: ‘Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Importi, eksport, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materieve plasëse’.

Policia ka arritur t’i arrestojë të dyshuarit: F.G. (m/k/sh) dhe SH.M. (m/k/sh, i mitur). Policia si prova materiale tek i mituri ka gjetur dhe sekuestruar: dy pistoleta, dy karikatorë dhe dy fishekë. 

Ndërsa në fshatin Studenqan të Suharekës, tek i dyshuari F.G., janë gjetur dhe sekuestruar: dy pushke automatike, një karabinë, dy pistoleta, treqind e katër (304) fishekë kalibra të ndryshëm, një shufër metalike, pesë karikatorë (dy të AK 47 dhe tre të pistoletave) dhe nëntë (9) krehër fishekë.
Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 gjegjësisht 24 orë.