Nuk respektuan masat anti-COVID, dënohen mbi 1 mijë qytetarë

Nuk respektuan masat anti-COVID, dënohen mbi 1 mijë qytetarë
Eurolinda Zenelaj

23.04.2021 / Kronika

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke gjobitur qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës, ku sipas raportit të fundit bëhet e ditur se numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID është rritur, duke e krahasuar me ditët tjera të kësaj jave.

Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës ka dënuar 1,009 qytetarë të cilët nuk i kanë respektuar masat kundër COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar është duke shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës.

Ndryshe, gjatë ditës së enjte janë konfimruar 382 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 5 viktima nga ky virus, të cilat janë të moshave të ndryshme, më i riu 67 vjeçar në Prizren.

RAPORTO