Numër i madh i aksidenteve, 89 brenda 24 ore

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 89 aksidente trafiku.

Numër i madh i aksidenteve është raportuar nga Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, njofton SuharekaOnline.

Nga 89 aksidente trafiku, 43 janë shënuar me persona të lënduar dhe 46 të tjera me dëme materiale, thuhet në njoftimin e policisë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.