Nuk zbatuan vendimin e Qeverisë, 7 të arrestuar në Suharekë

Me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve, është parapa e domosdoshme që të ndërmerren masa të reja të cilat janë ndërmarrë me këshilla të ekspertëve.

Në pyetje janë masat e Qeverisë së Kosovës, të paralajmëruara të hënën mbrëma nga ministri në detyrë i Shëndetësisë.

Nga mëngjesi i së mërkures, qytetarët në Kosovë mund të lëvizin jashtë shtëpive të tyre vetëm 90 minuta në ditë, sipas orarit të bazuar tek shifra e parafundit e numrit personal.

E këtë vendim nuk e kanë zbatuar shtatë persona nga Suhareka të cilët në Rr. Skënderbeu të enjten rreth orës 16:20 janë shoqëruar në stacionin policor, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

RAPORTO