Nuk zbatuan orarin e lëvizjes, 4 persona të ndaluar në Suharekë

Me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve, është parapa e domosdoshme që të ndërmerren masa të reja të cilat janë ndërmarrë me këshilla të ekspertëve.

Në pyetje janë masat e Qeverisë së Kosovës, të paralajmëruara të hënën mbrëma nga ministri në detyrë i Shëndetësisë.

Nga mëngjesi i së mërkures, qytetarët në Kosovë mund të lëvizin jashtë shtëpive të tyre vetëm 90 minuta në ditë, sipas orarit të bazuar tek shifra e parafundit e numrit personal.

E këtë vendim nuk e kanë zbatuar katër persona nga Suhareka të cilët në dy raste të ndara njëri në ora 21:20 ku dy persona gjatë lëvizjes me veturë janë ndalur nga policia dhe tek të cilët është hasur që nuk janë duke zbatuar orarin e lëvizjes.

Po i njëjti rast ka ndodhur edhe tek dy persona të tjerë rreth orës 23:40, tek të cilët pas kontrollit është vërejtur nuk kanë zbatuar orarin e lëvizjes.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

RAPORTO