Punuan pas orës 22:00, mbyllet një kafiteri në Suharekë

01.02.2021

Të dielën Inspektorët Sanitar të Prizrenit kanë mbyllur një lokal kafiteri në Suharekë. Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se dje Inspektorët Sanitar të Prizrenit kanë mbyllur një lokal kafiteri në Qendrën Zejtare nr.2 në Suharekë si dhe i kanë shqiptuar gjobë. Bëhet e ditur se deri te arsyeja e mbylljes […]

Punuan pas orës 22:00, mbyllet një kafiteri në Suharekë Foto: Ilustrim

Të dielën Inspektorët Sanitar të Prizrenit kanë mbyllur një lokal kafiteri në Suharekë.

Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se dje Inspektorët Sanitar të Prizrenit kanë mbyllur një lokal kafiteri në Qendrën Zejtare nr.2 në Suharekë si dhe i kanë shqiptuar gjobë.

Bëhet e ditur se deri te arsyeja e mbylljes ka ardhur si pasojë e  mos respektimit të vendimeve të Qeverisë, mbajtja e lokalit hapur pas orarit të caktuar dhe të inicimit të rastit po me datë 31 Janar 2021 rreth orës 03:30 si “Lëndim trupor” për të cilin është bërë e ditur se rrahja kishte ardhur pas një mosmarrëveshje në mes të katër personave.

Sipas burimeve brenda policisë thuhet se nga rrahja dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marr ndihmë mjekësore në spitalin e Prizrenit.

Tutje mësohet se lokali në fjalë është mbyllur për 72 orë nga Inspektorë Sanitar.

Inspektorët Sanitar janë asistuar nga patrullat e Policisë nga stacioni policor në Suharekë