Nuk respektuan masat anti-COVID, policia gjobit afër 500 qytetarë

21.05.2021

Ditëve të fundit sipas raporteve ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëhet e ditur se ka rënie të rasteve pozitive me COVID-19. Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke gjobitur qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19. Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës ka dënuar […]

Nuk respektuan masat anti-COVID, policia gjobit afër 500 qytetarë Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit sipas raporteve ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëhet e ditur se ka rënie të rasteve pozitive me COVID-19.

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke gjobitur qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19.

Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës ka dënuar 474 qytetarë të cilët nuk i kanë respektuar masat kundër COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Ndryshe Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar është duke shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës.