Nuk respektuan masat anti-COVID, Policia e Kosovës dënon 100 qytetarë

Nuk respektuan masat anti-COVID, Policia e Kosovës dënon 100 qytetarë
Çlirim Gashi

05.06.2021 / Kronika

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke gjobitur qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës, ku sipas raportit të fundit bëhet e ditur se numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID është zvogëluar, duke e krahasuar me ditët tjera të kësaj jave.

Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka dënuar 100 qytetarë të cilët nuk i kanë respektuar masat kundër COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar është duke shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës.

LEXO EDHE:  4 vetura të vjedhura në Suharekë vetëm për dy muaj

Ndryshe, gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë nga ky virus.

RAPORTO