Nuk respektuan masat anti-COVID, policia dënon mbi 800 persona

Nuk respektuan masat anti-COVID, policia dënon mbi 800 persona
Çlirim Gashi

17.05.2021 / Kronika

Ditëve të fundit sipas raporteve ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëhet e ditur se ka rënie të rasteve pozitive me COVID-19.

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke gjobitur qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19.

Gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës ka dënuar 814 qytetarë të cilët nuk i kanë respektuar masat kundër COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Ndryshe Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar është duke shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës.

RAPORTO