Nuk respektuan masat anti-COVID, Policia dënon mbi 400 qytetarë

Ditëve të fundit në vendin tonë ka filluar të shënojë rritje numri i rasteve të infektimeve me COVID-19, gjë që ka bërë që Policia e Kosovës të vë në zbatim respektimin e masave anti-COVID.

13.01.2022 / Kronika

Nuk respektuan masat anti-COVID, Policia dënon mbi 400 qytetarë
Foto: Ilustrim

Për qytetarët që nuk po i respektojnë masat kundër COVID-19, policia nuk po kursehet, kështu duke i gjobitur për shkeleje të masave anti-COVID.

Njësitet policore në Kosovë, çdo ditë po vazhdojnë me vijimin dhe zbatimin e masave kundër COVID-19.


Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Policia, në 24 orët e fundit janë dënuar 413 qytetarë për mosrespektim të masave kundër COVID-19.

Policia e Kosovës e institucionet tjera shëndetësore e shtetërore kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët, nga institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit kundër COVID-19.

Kujtojmë se tashmë kanë hyrë në fuqi masat anti-COVID-19, ku është vazhduar kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 00:00 deri në orën 05:00.

Po ashtu, sipas masave, mbajtja e maskës vazhdojnë të jetë e detyrueshme.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *