Nuk respektuan masat anti-COVID, policia dënon mbi 230 qytetarë

Policia e Kosovës po vazhdon shqiptimin e gjobave për qytetarët që nuk po respektojnë masat kundër COVID-19, këto të vendosura nga institucionet shëndetësore dhe shtetërore.

24.11.2021 / Kronika

Nuk respektuan masat anti-COVID, policia dënon mbi 230 qytetarë
Foto: Ilustrim

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me këtë virus dhe që nga viti i kaluar Policia e Kosovës vazhdimisht po monitoron në tërë vendin zbatimin e masave anti-COVID.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se ka gjobitur 233 qytetarë për mosrespektim të masave kundër këtij virusi.


Sipas masave të reja, të gjithë qytetarët obligohen të mbajnë maska, edhe kur janë duke ecur vetë në ambinte të hapura.

Autoritetet kanë thënë se personat që nuk respektojnë masat do të gjobiten në bazë të ligjit për mbrojtjen nga COVID-19.

Ndryshe, në Kosovë fushata e vaksinimit kundër COVID-19 po vazhdon dhe sipas ekspertëve shëndetësorë, vaksinimi ofron mbrojten më të mirë kundër këtij virusi.

Parandalimi është shërim! Tumor markerët dhe roli i tyre në diagnostifikimin e kancerit

Tumor markerët janë substanca që lëshohen nga qelizat kancerogjene ose prodhohen nga trupi në reagim ndaj një tumori malinj ose...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *