Nuk respektuan masat anti-COVID, policia dënon 9 qytetarë

Nuk respektuan masat anti-COVID, policia dënon 9 qytetarë
Fisnik Sadiku

13.07.2021 / Kronika

Policia e Kosovës krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në zbatim të masave anti-COVID, Policia e Kosovës vazhdimisht apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat e ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka evidentuar dhe gjobitur gjithsej 9 qytetarë që nuk kanë respektuar masat anti-COVID.

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar është duke shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës.

LEXO EDHE:  Për shkak fluksit të madh në Merdare, policia kërkon që të shfrytëzohen edhe pika tjera të kalimit të kufirit

Ndryshe, gjatë ditës së hënë janë konfirmuar 5 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.

Test antigjen për COVID-19 vetëm 15€, rezultati brenda 30 minutave

Në Laboratorin “RIOLAB” kryhet testi i shpejtë i antigjenit për COVID-19. Testi i antigjenit përdoret në diagnozën e infeksionit COVID-19....

Lexo më shumë

Të fundit