Nuk respektuan masat anti-COVID, policia dënon 79 qytetarë

Nuk respektuan masat anti-COVID, policia dënon 79 qytetarë
Çlirim Gashi

02.06.2021 / Kronika

Pavarësisht rënies së numrit të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, Policia e Kosovës është duke vazhduar angazhimet e saj për zbatim dhe respektim të masave anti-COVID.

Vetëm dje sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike së Kosovës (IKShPK) janë identifikuar 23 raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 130 pacientë.

Mirëpo, masat e marra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet përkatëse nuk po respektohen aq sa duhet nga qytetarët, një gjë e tillë bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës që përcjellë SuharekaOnline.

Në raportin e policisë për 24 orëshin e fundit bëhet e ditur se vetëm gjatë ditës së martë janë dënuar 79 qytetarë për mosrespektimin e ligjit anti-COVID.

LEXO EDHE:  Policia nuk fal, për 5 ditë mbi 8.800 gjoba të shqiptuara
RAPORTO