Nuk respektuan masat anti-COVID, policia dënon 376 qytetarë

29.05.2021

Pavarësisht rënies së numrit të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, Policia e Kosovës është duke vazhduar angazhimet e saj për zbatim dhe respektim të masave anti-COVID. Vetëm dje sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike së Kosovës (IKShPK) janë identifikuar 18 raste të reja dhe janë shëruar 412 pacientë. Mirëpo, masat e marra […]

Nuk respektuan masat anti-COVID, policia dënon 376 qytetarë Foto: Ilustrim

Pavarësisht rënies së numrit të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, Policia e Kosovës është duke vazhduar angazhimet e saj për zbatim dhe respektim të masave anti-COVID.

Vetëm dje sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike së Kosovës (IKShPK) janë identifikuar 18 raste të reja dhe janë shëruar 412 pacientë.

Mirëpo, masat e marra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet përkatëse nuk po respektohen aq sa duhet nga qytetarët, një gjë e tillë bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës që përcjellë SuharekaOnline.

Në raportin e policisë për 24 orëshin e fundit bëhet e ditur se vetëm gjatë ditës së premte janë dënuar 376 qytetarë për mosrespektimin e ligjit anti-COVID.