Nuk respektuan masat anti-COVID, policia dënon 27 qytetarë

14.06.2021

Policia e Kosovës krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në zbatim të masave anti-COVID, Policia e Kosovës vazhdimisht apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat e ndërmarra nga Qeveria […]

Nuk respektuan masat anti-COVID, policia dënon 27 qytetarë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në zbatim të masave anti-COVID, Policia e Kosovës vazhdimisht apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat e ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka evidentuar dhe gjobitur gjithsej 27 qytetarë që nuk kanë respektuar masat anti-COVID.

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar është duke shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës.

Ndryshe, gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë nga ky virus.