Nuk respektuan masat anti-COVID, policia dënon 251 qytetarë

Nuk respektuan masat anti-COVID, policia dënon 251 qytetarë
Çlirim Gashi

14.05.2021 / Kronika

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke gjobitur qytetarët e vendit të cilët nuk po i respektojnë masat e marra nga Qeveria e Kosovës dhe instituticionet shëndetësore.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës, ku sipas raportit të fundit bëhet e ditur se numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID është zvogëluar, duke e krahasuar me ditët tjera të kësaj jave.

Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës ka dënuar 251 qytetarë të cilët nuk i kanë respektuar masat kundër COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar është duke shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës.

Kujtojmë se gjatë ditës së enjte në Kosovë janë konfirmuar 103 raste pozitive me COVID-19, dy prej tyre janë regjistruar në Komunën e Suharekës.

RAPORTO