Nuk respektuan ligjin për COVID-19, gjobitën 596 qytetar

Lehtësimi i masave mbojrtëse për COVID-19 nga Qeveria e Kosovës, duket se i ka relaksuar pak qytetarët dhe masat të cilat janë ende kundër këtij virusi disa qytetarë nuk po i respektojnë.

Andaj policia është duke punuar vazhdimisht për të mbajtur nën kontrollë situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, vetëm brenda 24 ore policia është detyruar të shqiptojë 596 gjoba në bazë të ligjit për COVID-19.

Që nga marsi deri më tani Policia e Kosovës ka shqiptuar 108447 gjoba për qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar udhëzimet e institucioneve përkatëse.

Nga raporti i policisë që përcjellë SuharekaOnline gjithashtu bëhet e ditur edhe për numrin e tiketave të trafikut, ku brenda 24 ore janë shqiptuar 976 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e pakujdesshëm në trafik.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.