Nuk respektuan ligjin anti-COVID-, të enjten policia dënon mbi 700 qytetarë

02.04.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë gjatë muajit mars ka shënuar rritje të dukshme, duke krahasuar me dy muajt e parë të këtij viti. Pavarësisht situatës së rënduar me pandeminë COVID-19 dhe thirrjeve të shumta nga institucionet përkatëse, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat anti-COVID, një gjë e tillë po […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID-, të enjten policia dënon mbi 700 qytetarë Foto: Ilustrim

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë gjatë muajit mars ka shënuar rritje të dukshme, duke krahasuar me dy muajt e parë të këtij viti.

Pavarësisht situatës së rënduar me pandeminë COVID-19 dhe thirrjeve të shumta nga institucionet përkatëse, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat anti-COVID, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar ka gjobitur qytetarët në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i miartuar nga Qeveria e Kosovës, e që për qëllim ka parandalimin e përhapjes dhe menaxhimin e situatës me pandeminë.

Edhe të enjten policia nuk i ka kursyer gjoba të tilla, shkruan SuhrekaOnline.

Gjatë 24 orëshit të fundit Policia e Kosovës ka dënuar 707 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID.

Ndryshe, gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 975 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 12 viktima.