Nuk respektuan ligjin anti-COVID, policia dënon mbi 600 qytetar

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka shënuar ngritje, vetëm gjatë ditës së dielë janë regjistruar 392 raste pozitive dhe janë raportuar 6 viktima.

Në Kosovë si në shumë vende të tjera të botës të cilat po përballen me pandeminë COVID-19, bartja e maskës, distanca dhe higjiena personale janë oligative.

Gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës ka dënuar 615 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi në gusht të këtij viti.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19. Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. 

RAPORTO