Nuk respektuan ligjin anti-COVID, policia dënon afër 700 qytetarë

31.03.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka shënuar rritje të dukshme, duke krahasuar me dy muajt e parë të këtij viti. Pavarësisht situatës së rënduar me pandeminë COVID-10 dhe thirrjeve të shumta nga institucionet përkatëse, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat anti-COVID, një gjë e tillë po bëhet e ditur […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, policia dënon afër 700 qytetarë Foto: Ilustrim

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka shënuar rritje të dukshme, duke krahasuar me dy muajt e parë të këtij viti.

Pavarësisht situatës së rënduar me pandeminë COVID-10 dhe thirrjeve të shumta nga institucionet përkatëse, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat anti-COVID, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar ka gjobitur qytetarët në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i miartuar nga Qeveria e Kosovës, e që për qëllim ka parandalimin e përhapjes dhe menaxhimin e situatës me pandeminë.

Gjoba të tilla policia nuk i ka kursyer edhe gjatë ditës së martë, shkruan SuharekaOnline.

Të martën policia ka dënuar 682 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.

Ndryshe, gjatë ditës së martë në tërë Kosovën janë konfirmuar 752 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjitruar 14 viktima të moshave të ndryshme nga ky virus.