Nuk respektuan ligjin anti-COVID, policia dënon 922 qytetar

Rritja e rateve e të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë aktualisht është shqetësuese, vetëm gjatë ditës së djeshme IKSHPK-ja ka njoftuar se kanë identifikuar 733 raste të reja me COVID-19.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkure kanë dënuar 922 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID, ligj ky i cili është miratuar nga Qeveria e Kosovës dhe ka hyrë në fuqi me 26 gusht, 2020.

Ndërsa, dje qeveria ka marrë disa masa të reja ku komunat e Kosoës janë ndarë në tri grupe.

“Kemi ndërmarrë masa që vlejnë në tërë territorin e Kosovës, duhet të kemi kontrolle në kufi, hyrje dhe dalje. Kemi vendos që Arsimi i lartë të kalojë plotësisht online, ndërsa parauniveristar vlen manuali që e kemi bërë më herët. Kemi vendosur që të kthehen ekipet kufitare që të bënë matjen e temperaturës në kufi. Të kthehen shtabet emergjente në komuna. Kemi rregulluar funksionimin për sektorin e ekonomisë në gjithë Kosovën. Lejohet sektori i bujqësisë, transporti, prodhimi. Këto janë masa për tërë territorin” ka njoftuar Hoti.

“Grupi i dytë i masave, është sipas kategorizimit të komunave sipas numrit të personave të infektuar. Komuna me rrezik të ulët, kemi lejuar operatorët ekonomi të punojnë nga ora 05:00 deri në 20:00, kemi rregulluar transportin publik. Kemi rregulluar edhe veprimtarinë e qendrave tregtare deri në ora 20:00, pastaj opsioni merr me vete. Grupi i dytë me rrezik të mesëm: punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomia po ashtu deri në orën 18:00. Është rregulluar po ashtu transporti. Qendrat tregtare punojnë deri në ora 18:00. Grupi i tretë me shtatë komuna, nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet dhe do të ketë orë policorë” ka shtuar ai.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.