Nuk respektuan ligjin anti-COVID, policia dënon 692 qytetar

04.12.2020

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë akoma i lartë edhe pse Qeveria e Kosovës ka marr vendime dhe masa për secilën komunë të vendit. Por këto masa nuk po respektohen aq sa duhet nga qytetarët, një gjë e tillë bëhet e ditur nga statistikat për 24 orë të policisë që […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, policia dënon 692 qytetar Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë akoma i lartë edhe pse Qeveria e Kosovës ka marr vendime dhe masa për secilën komunë të vendit.

Por këto masa nuk po respektohen aq sa duhet nga qytetarët, një gjë e tillë bëhet e ditur nga statistikat për 24 orë të policisë që përcjellë SuharekaOnline.

Në raportin e PK-së për 24 orë, bëhet e ditur se të mërkurën janë dënuar 692 qytetar të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.

Rikujtojmë se ligji anti-COVID ka për qëllim parandalimin e përhapjës së virusit Korona, ky ligj në Kosovë ka hyrë në fuqi më 26 gusht, 2020. Neni 24 pika 5 të këtij Ligji, thotë se të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Ndryshe, dje në Komunën e Suharekës janë idntifikuar dy raste të reja me coronavirus dhe është raportuar për një viktimë.