Nuk respektuan ligjin anti-COVID, policia dënon 595 qytetar

29.12.2020

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë ka shënuar një rënie të dukshme, por shqetësues mbetet ende numri i viktimave. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hënë kanë dënuar 595 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi në gusht të këtij viti. Ligji […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, policia dënon 595 qytetar Foto: Ilustrim

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë ka shënuar një rënie të dukshme, por shqetësues mbetet ende numri i viktimave.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hënë kanë dënuar 595 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi në gusht të këtij viti.

Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. 

Kujtojmë se gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19.