Nuk respektuan ligjin anti-COVID, policia dënon 381 qytetar

Numri i të infektuarve me COVID-19 në ditët e fundit përsëri ka shënuar ngritje të lehtë duke e krahasuar me atë të ditëve ttë para të këtij viti.

Përkundër thirrjeve nga institucioneve shëndetësore për respektimin e masave anti-COVID, shumë qytetar nuk po i respektojnë ato.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë kanë shqiptuar 381 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.

Ndryshe, gjatë ditës së dielë janë regjistruar edhe 253 raste të reja me COVID-19 duke e arritur numrin e rasteve pozitive në 53.776.

Gjatë ditës së dielë në Komunën e Suharekës janë regjistruar 6 raste të reja me COVID-19.

RAPORTO