Nuk respektuan ligjin anti-COVID, policia dënon 1,037 qytetar

07.11.2020

Ditëve të fundit në Kosovë numri i të infektuarve me Covid-19 është rritur dukshëm, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se dje janë testuar 1,827 persona ku prej të cilëve pozitiv me virusin korona kanë rezultuar 728. Qeveria e Kosovës gjatë ditës së premte ka vendosur që vendi të mbyllet deri në […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, policia dënon 1,037 qytetar Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit në Kosovë numri i të infektuarve me Covid-19 është rritur dukshëm, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se dje janë testuar 1,827 persona ku prej të cilëve pozitiv me virusin korona kanë rezultuar 728.

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së premte ka vendosur që vendi të mbyllet deri në mëngjesin e së hënës.

Edhe pse numri i të infektuarve me Covid-19 është i lartë, disa qytetar të Kosovës nuk po i shqetëson aspak, kjo shihet në statistikat e policisë ku SuharekaOnline mëson se brenda 24 orëve të fundit janë dënuar 1,037 persona për mosrespektimin e ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi me 26 gusht, 2020.

Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 191037
Të dhëna nga statistikat e Policisë së Kosovës