Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 800 qytetarë

15.04.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë pavarësisht masave të marra nga qeveria po vazhdon të jetë i lartë. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ku çdo ditë po raportohen qindra të infektuar e dhjetra viktima nga ky virus, shkruan SuharekaOnline. Pavarësisht thirrjeve të shumta për […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 800 qytetarë Foto: Ilustrim

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë pavarësisht masave të marra nga qeveria po vazhdon të jetë i lartë.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ku çdo ditë po raportohen qindra të infektuar e dhjetra viktima nga ky virus, shkruan SuharekaOnline.

Pavarësisht thirrjeve të shumta për respektimin e masave anti-COVID të cilat aktualisht janë në fuqi, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë ato, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID, të cilat shqiptohen nga Policia e Kosovës.

Gjatë ditës së mërkurë policia ka dënuar 844 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi që nga muaji gusht i vitit të kaluar dhe ka për qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit dhe menaxhimin e situatës.

Ndryshe, gjatë ditës së mërkurë në Kosovë janë konfirmuar 701 raste pozitive me COVID-19, prej tyre 10 në Suharekë dhe janë regjistruar 14 viktima, një 68 vjeçar në Suharekë.