Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 800 qytetarë

07.05.2021

Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve të tyre ndër tjerash ka shqiptuar edhe gjoba në bazë të ligjit anti-COVID. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e fundit të policisë ku ndër tjerash është bërë i ditur numri i qytetarëve që janë dënuar në bazë të ligjit anti-COVID, numër ky i […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 800 qytetarë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve të tyre ndër tjerash ka shqiptuar edhe gjoba në bazë të ligjit anti-COVID.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e fundit të policisë ku ndër tjerash është bërë i ditur numri i qytetarëve që janë dënuar në bazë të ligjit anti-COVID, numër ky i cili është rritur pavarësisht rënies së numrit të të infektuarve me COVID-19.

Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës ka dënuar 815 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga ky virus.

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar Policia e Kosovës shqipton gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i miratuar nga Qeveria e Kosovës, e që për qëllim ka parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19 dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga ky virus

Ndryshe, gjatë ditës së enjte në Kosovë janë konfirmuar 158 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 3 viktima.