Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 700 qytetarë

26.02.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë gjatë ditëve të fundit ka shënuar rritje, duke e krahasuar me ditët e para të këtij viti. Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar ka dënuar qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID, i cili ka për qëllim parandalimin dhe menaxhimin e situatës me […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 700 qytetarë Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë gjatë ditëve të fundit ka shënuar rritje, duke e krahasuar me ditët e para të këtij viti.

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar ka dënuar qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID, i cili ka për qëllim parandalimin dhe menaxhimin e situatës me pandeminë.

Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës ka dënuar 701 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.

Rikujtojmë se gjatë ditës së enjte IKSHPK-ja ka bërë të ditur se ka identifikuar 437 raste të reja me COVID-19, prej tyre 4 në Suharekë.