Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 700 qytetarë

Nga dita në ditë, numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë po shënën rritje të dukshme, duke krahasuar me javët e kaluara.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, i cili çdo ditë po raporton për qindra të infektuar me COVID-19, e dhjetra të vdekur nga ky virus, shkruan SuharekaOnline.

Pavarësisht situatës së rënduar dhe thirrjeve të shumta nga institucionet përkatëse, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat anti-COVID.

Kjo po bëhet e ditur nga numri i madhë i dënimeve në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi në muajin gusht të vitit të kaluar, e që për qëëlim ka parandalimin e përhapjës dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së dielë kanë dënuar 752 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar këtë ligj.

Rikujtojmë se të dielën në Kosovë janë regjistruar 914 raste pozitive me COVID-19, numër ky më i madhi që nga fillimi i këtij viti.

RAPORTO