Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 700 qytetar

21.01.2021

Në Kosovë situata epidemiologjike duke e krahasuar me vendet e tjera përreth është më e mirë, kështu të paktën thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Edhe pse ditëve të fundit numri i të infektuarve me COVID-19 ka shënuar ngritje të lehtë, vetëm gjatë ditës së mërkurë janë regjistruar 320 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 700 qytetar Foto: Ilustrim

Në Kosovë situata epidemiologjike duke e krahasuar me vendet e tjera përreth është më e mirë, kështu të paktën thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Edhe pse ditëve të fundit numri i të infektuarve me COVID-19 ka shënuar ngritje të lehtë, vetëm gjatë ditës së mërkurë janë regjistruar 320 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Por, krahas situatës, në Kosovë obligative sikur në shumicën e vendeve të botës është bartja e maskës, mbajtja e distancës dhe higjiena personale.

Edhe pse këto masa janë obligative shumë qytetar nuk po i respektojnë ato, e një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës e cila që nga fillimi i pandemisë në Kosovë është duke zhvilluar aktivitete që të parandalojë përhapjen e infeksionit me COVID-19.

Gjatë ditës së mërkurë, Policia e Kosovës ka dënuar 716 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19. Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.