Nuk respektuan ligjin anti-COVID, dënohen mbi 600 qytetarë

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë në tri ditët e fundit të këtij muaji ka shënuar një rënie të lehtë, duke e krahasuar me ditët e fundit të muajit prill.

Por, pavarësisht kësaj, mbetet numër i madh i qytetarëve të cilët nuk po e respektojnë ligjin anti-COVID, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës, të cilët që nga muaji gusht i vitit të kaluar ka gjobitur qytetarët në bazë të ligjit anti-COVID.

Gjoba të tilla policia nuk i ka kursyer as gjatë ditës së martë, ku kanë bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë dënuar 647 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar masat mbrojtëse anti-COVID.

Ndryshe, gjatë ditës së martë në Kosovë janë konfirmuar 489 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 8 viktima nga ky virus.

RAPORTO